Citologjia (cytology)


      -Në fillim të themi se biologjia është shkencë natyrore,e cila ka disa degë të saja apo disiplina.Tri prej tyre janë më kryesoret:Botanika(që studion botën bimore),zoologjia(që studion botën shtazore) dhe antropologjia(që studion njeriun,në përgjithësi qeniet njerëzore).
Mirëpo ajo që do flasim rreth saj është gjithashtu shkencë biologjike,e cila studion qelizën dhe quhet-Citologji.Biologjia dhe citologjia dhurojnë një përkufizim rreth qelizës(më saktë për të pasur njohuri se çka në të vërtetë quajmë qelizë),në këtë mënyrë:-Qelizë quajmë njësin themelore,morfofunksionale të të gjithë organizmave të gjallë.Ajo merret si pika fillestare e zhvillimit të jetesës.Çka duhet të dimë,përveç asaj se çka quajmë qelizë,është të dimë se një qelizë që të mundësohet jeta e saj duhet të ketë tri sisteme strukturore-kimike,të cilat janë:sistemi i membranave(sistem ky që kufizon qelizën në kryerjen e funksioneve të membranës qelizore,siç është përcjellja(bartja) e materieve(lëndëve) të ndryshme dhe funksione tjera);sistemi që furnizon qelizën me energji;sistemi që siguron autoreproduksionin(shumimin) e qelizës.
Nga ana tjetër mund të themi se një grup qelizash që kryejnë funsion të njëjtë formojnë indin.Kemi p.sh:indin ashtror,lidhor,muskulor,nervor.Por, një grup indesh që pregaditen për të kryerë një funksion më të komplikuar formojnë organin.Kemi organe të ndryshme si:mushkritë,zemra,syri,goja,etj.Si dhe një grup organesh që kryejn një funksion më të ndërlikuar i qujamë sisteme të organeve.Sisteme të organeve i kemi p.sh:sistemi i organeve të frymëmarrjesë,lokomotor(apo i lëvizjesë),i gjakut,tretës,etj.Ajo që formojnë këto sisteme organesh quhet organizëm shumëqelizor.

Tani nëse definojmë qelizën,gjithashtu duhet të dimë që një qelizë përveç atyre tri sistemeve që i përmendëm më lartë,ka pjesët përbërëse inorganike(jo të gjalla) dhe pjesët përbërëse organike(të gjalla).Pjesët përbërëse inorganike të një qelize janë:elementet kimike,uji dhe kripërat minerale.Ndërsa pjesët përbërëse organike të qelizës janë:karbohidratet(glucidet) ndryshe shqernat,lipidet(yndyrnat) dhe proteinat.
Nëse flasim për elementet kimike themi:elementet kimike mund të marrin pjesë edhe në botën e gjallë,por edhe në botën jo të gjallë.Nga këtu mund të vërehet lidhshmëria e botës së gjallë(organike) dhe botës jo të gjallë(inorganike).Në natyrë i kemi të përhapura 106 elemente kimike,70 prej tyra janë aktive në qeliza,të cilat dhurojnë një masë përqindore prej 40 %,dhe emërtohen si biogjene.Mirëpo më së shumëti kemi këto elemente aktive:oksigjenin(70%),karboni(18%) dhe hidrogjeni(10%).Vetëm 2% është i metaleve dhe elementeve tjera siç janë:natriumi,magnezi,kalciumi,kaliumi,etj.Këto zënë një masë më t madhe të materiesë së gjallesës dhe quhen makroelemente.Kurse mikroelementet janë elemente që gjenden një pjesë e vogël në masën e gjallesës dhe elementet e tilla janë:kobalti,kromi,bori,jodi,litiumi,etj.Ndërsa elementet që zënë një pjesë shumë të vogël të masës së gjallesës quhen ultramikroelemente siç janë:merkuri(apo zhiva),ari,radiumi,etj.Pra kuptuam se elementet kimike ndahen në:makroelemente,mikroelemente dhe ultramikroelemente.Por,nuk është e rëndësishme sa një element është i përhapur në natyrë,por sa i nevoitet bimës.P.sh:silici si gjysmëmetal është i përhapur në natyrë 33%,ndërsa te bima është vetëm 0.15%;përderisa oksigjeni në natyrë është i përhapur vetëm 4%,te bima është 70%.Tani mund të vërejmë diferencën e silicit dhe oksigjenit të përhapurë në natyrë dhe te bima,e cila është e kundërt.
Uji-është elementi kryesor për zhvillimin e jetës.Vetëm në zmaltin e dhëmbëve kemi 10% ujë;në fara dhe në spore ka 10-14% ujë,te njeriu është 66%,kurse 95% te shalqini,pjepri,trangujt dhe kandili i detit.Uji te qeliza është i dhënë në dy forma:si ujë i lirë dhe i lidhur.Dallimi në mes tyre është se uji i lidhur gjendet vetëm 4-5% në qelizë,por nuk është tretës i mirë,nga ana tjetër nuk lejon të krijohet fundrrim e koloideve dhe ngrihet në temepraturë -40C.Ndërsa uji lirë gjendet në një masë prej 95-96% në qelizë,është tretës i mirë dhe është ambienti ku kryhen reaksionet biokimike.Themi kështu:çka nuk mund të bëj uji i lidhur,e bën uji i lirë dhe çka nuk mund të bëj uji i lirë mund të bëj uji i lidhur.Prandaj,bindshëm mund të thuhet se pa ujë nuk ka jetë.
Kripërat minerale-janë shumë të rëndësishme,por në të njëjtën kohë masa që mund të zënë në qelizë nëse është e tepërt apo në mungesë në të dy rastet qeliza vdesë.Prandaj,duhet të jetë një masë mesatare në mënyrë që të mbahet në jetë qeliza.Kemi kripërat e natriumit,kalciumit,magnezit,etj.
Përveç pjesëve përbërëse inorganike,tani kemi ato organike.Së pari kemi karbohidratet(ndryshe quhen sheqerna apo glucide),ato ndahen në tri grupe:monosakaride(që kanë një njësi sheqerë,ndryshe quhen sheqerna që thjeshta,të cilat janë glukoza-sheqeri i rrushit dhe fruktoza sheqeri i frutave);pastaj në disakaride(kanë dy njësi sheqerë,të cilat formohen nga monosakaridet dhe janë:sakaroza(është sheqeri i zakonshëm që e përdorim,formohet nga një molekulë fruktozë dhe një molekulë glukozë;maltoza(formohet nga një molekulë glukozë dhe me zbërthimin e amidonit;laktoza(është sheqeri i qumshtit dhe formohet nga: molekula e  glukozës dhe nga molekula e galaktozës(e qumshtitë).Pastaj kemi polisakaridet(poli-do të thotë shumë,kështu që përbëhen nga shumë njësi shqerë,siç janë:amidoni(që gjendet në patate);glikogjeni(polisakarid ky që është ushqim rezervë në muskuj të shtazës;celuloza(është ndërtuese e murit qelizor) dhe kitini(material ndërtues i masës mbrojtëse te këmbënyjtuarit) si dhe agari(polisakarid që përfitohet nga algat e detit).
Tani kemi lipidet:lipos do të thotë yndyrë.Janë shumë të rëndësishme.Përbëhen nga një molekulë e alkoolit-glicerinë dhe tri molekula të acideve yndyrore.Ndahen në yndyrna të thjeshta dhe të përbëra.Dallimi në mes tyre është se yndyrnat e thjeshta kanë po atë përbërje(pra nga një molekulë glicerinë dhe tri molekula acide yndyrore),ndërsa yndyrnat e përbëra përveç këtyra kanë edhe atome të azotit dhe fosforit.Yndyrnat e përbëra janë:fosfolipidet që kanë fosforë dhe të tjera.
Proteinat-ndryshe quhen albuminat.Më parë proteinë është quajtur e bardha e vezës,por më vonë ipen edhe tjera konstatime.Proteinat janë të përbëra nga:azoti,oksigjeni,karboni dhe hidrogjeni.Molekulat e proteinave janë të përbëra nga aminoacidet.Ku ka 200 lloje të aminoacideve të ndryshme,por vetëm 20 prej tyre marrin pjesë në përbërje të proteinave.Përndryshe aminoacidet janë grup funksional,i përbërë nga dy grupe tjera funksionale:grupi aminë (-NH2) dhe grupi karboksil(-COOH).Proteinat ndahen në:proteina të thjeshta(të cilat janë të tretshme në ujë siç është e bardha e vezës,e cila edhe mund të denatyrohet në temperaturë të lartë) dhe proteina të përbëra(që janë lipoproteinat-të rëndësishme në membranën qelizore dhe membranat e organeleve qelizore gjithashtu).
Këto ishin pjesët përbërëse organike dhe inorganike të qelizës.Tani të flasim për organet dhe organelet e qleizës.Në fillim të përmendim që qelizën e ka zbuluar në vitin 1665 shkenctari Robert Huk,me anë të tapës,të cilën e kishte vrojtuar me mikroskop dhe kishte thënë se ajo është e thatë në brendi(ka një masë sfungjerore të krahaszar me hojet e bletëve),por ai në realitet e kishte fjalën për murin qelizor.Nga një shkenctar çek,Purkinje thotë se ajo ka në brendi një lëngë që e quan protoplazmë(citoplazmë).Robert Braun thotë që qeliza gjithashtu ka një bërthamë.Me kohë ipen të gjitha pjesët e qelizës.Përderisa bërthama dhe citoplazma janë më të rëndësishmet dhe njëkohësishtë janë organet kryesore.Tani kemi të bëjmë me organelet qelizore(që janë më të vogla se organet)të cilat janë:kompleksi i Golxhit,rrjeti endoplazmatik,kromozomet,plastidet(të ndara me ngjyrë të gjelbër-kloroplastet,me ngjyrë të verdhë në të kuqe-kromoplastet dhe plastidet pangjyrë-leukoplastet);ribozomet,polizomet,centrizomet,periksozomet,kromozomet,lizozomet.Jo të gjitha këto janë pjesë e qelizave edhe bimore edhe shtazore,pasi që disa janë në atë bimore,disa janë në atë shtazore.
Vlen të thuhet se disa nga këto organele luajn rol mbrojtës për qelizën(siç janë periksozomet-të cilat kanë enzime:oksidaza dhe katalaza,të cilat bëjnë zbërthimin e peroksidit të hidrogjenit duke penguar në këtë mënyrë shkatërrimin e qelizës).Pastaj lizozomet janë organele universale(që janë edhe te qeliza bimore edhe te ajo shtazore),të cilat gjithashtu kanë enzime hidrolitike:proteaza,glikozidaza,nukleaza,etj.Të cilat bëjnë zbërthimin e lipideve,proteinave,acideve nukleike(ADN-acidi dezoksiribonukleik dhe ARN-acidi robonukleik) apo edhe zbërthimin e tërë qelizës.Kompleksi i Golxhit është aparat i përbërë nga membrana të shtypura dhe qese të shtupura në skaje.Te pakurrizorët kemi një kompleks të Golxhit,kurse te kurrizorët dhe bimët një numër kemi një numër të madh të këtij organeli.Përveç kësaj kemi kloroplastet-që gjenden në gjethe të bimëve dhe kryejn procesin jetësor të rëndësishëm-fotosintezën.Rrjeti endoplazmatik është organel tjetër qelizor,i cili ndhaet në rrjet endoplazmatik granular dhe agranular.Te ky organel janë të kapura ribozomet,të cilat janë gjithashtu organele qelizore në formë vezake apo të rrumbullakët me një madhësi prej 10 deri 25 nm(nanometra).Këto organele mund të jenë të ngjitura në rrjetin endoplazmatik,por vetëm në atë granular dhe jo në atë agranular.Një numër i ribozomeve prej 5 deri 40 formojmë organelet tjera që quhen polizome.
Pastaj kemi membranën e qelizës apo membranën qelizore dhe membranën bërthamore(të bërthamës.Membrana qelizore është si murë që e ndan qleizën nga ambienti i jashtëm dhe formon murin qelizor(ku qelizat e kanë këtë krijesë jo të gjallë,ndërsa ato shtazore jo).Membrana qelizore përbëhet nga lipidet dhe proteinat.Ku lipidet tregojn vetitë karakteristike të saj,ndërsa proteinat aktivitetet enizmatike.Funksioni i membranës qelizore është që të i mundësoj qelizës përcjelljen e materieve të nevojshme përmes disa metodave.Dhe që qeliza të ketë lëshueshmëri selektive(permebilitet selektiv) në marrjen e lëndëve të nevojshem apo në lëshimin e lëndëve të panevojshme.Duhet të dimë se nëse membrana është e vjetër ajo e humb këtë aftësi,ndërsa nëse është e re është më e shkathët në këtë aftësi të saj.Për dallim nga membrana qelizore,membrana bërthamore këtë aftësi e kam më të mirë sesa ajo qelizore.

Si dhe nga këto që i cekëm për qelizën,duhet të e dimë se qelizat ndahen në qeliza prokariote dhe eukariote.Qelizat prokariote janë më të thjeshta,sepse nuk kanë bërtham po vetëm mbështjllës të bërthamës,ndërsa ato eukariote janë qeliza që kanë bërthamë dhe pjesët tjera që i përmendëm më lart.Nga ana tjetër në marrjen pjesë të qelizës në organizma,organizmat i ndjamë në:organizma njëqelizorë dhe shumëqelizorë.

Popular Posts