Trupat në Natyrë
-Fizika është shkencë natyrore,e cila studion ndryshimet fizike të një trupi dhe jep një përkufizim për trupin:-Çdo gjë që ka masë dhe që zë vend në hapësirë e quajmë trup.
Nuk mbaron me kaq,ngase ne duhet të dimë se nga kush formohet apo nga çka përbëhet një trup.Kjo përbërje e trupit në kohën antike është definuar nga shkencëtarë se:Trupi është i përbërë nga materia apo lënda,e cila është e përbërë nga grimca më e imët-molekula.Molekula është grimcë e vogël,e cila i ruan vetitë fizike të materiesë(vetitë fizike+ndryshimet fizike i studion fizika,për këtë arsye e përmendëm më lartë fizikën në fillim).Por,gjatë shekullit XVI ishte shkencëtari Xhon Dalton,i cili konstatoi se materia(si lëndë e trupit) nuk e ka grimcë më të vogël moleklulën,por një grimcë edhe më të imët se molekula,e cila quhet atom.Me kohë ipen edhe konstatime tjera se atomi ka një përbërje gjithashtu(pra edhe vetë atomi është i përbërë nga grimca tjera) që këtë përbërje të tij e quajmë-struktura e atomit.Këto grimca më të imëta se atomi janë:protonet,elektornet dhe neutronet.Gjithashtu vlen të ceket se këto grimca kanë edhe ngarkesa elektrike:protonet kanë ngarkesë elektrike pozitive,elektronet kanë ngarkesë elektrike negative dhe neutornet nuk kanë ngarkesë,por më saktë të themi se kanë ngarkesë elektro-neutrale(pra as pozitive e as negative).
Struktura e atomit është e përbërë nga:bërthama e atomit dhe mbështjellësi elektronik i atomit.Ku bërthama e atomit përbëhet nga:protonet(+) dhe neutonet,kurse mbështjellësi elektronik i atomit përbëhet nga:elektonet(-).Dallimi në mes të bërthamës dhe mbështjellësit elektronik të atomi është se elektronet që gjenden në mbështjellësin elektronik lëvizin në mënyrë të pavarurë(kryejn lëvizje të lirë,por ndonjëherë kalojnë edhe në kryerje të lëvizjesë së çrregullt pasi që mund të dalin edhe jashta materiesë e në këtë rastë janë të shpërndara),për dallim nga protonet dhe neutonet që nuk kryejnë një lëvizje të tillë sikurse elektronet.
Tani arritëm t'i përgjigjemi përbërjesë së trupit,ku mund të përkufizojmë atë që e definuamë deri tani në këtë mënyrë:-Trupi është i përbërë nga materia(apo lënda),materia(apo lënda) është e përbërë nga grimca e imët-molekula,ndërsa molekula është e përbërë nga grimca më e imët-atomi,dhe atomi është i përbërë nga grimcat shumë më të imëta se molekula dhe atomi-protonet(+),elektronet(-) dhe neuronet.Pra përbërja e trupit fillon nga grimca(njësia)më e vogël deri te moleklua,nga aty në materie,e më pas në trup.
Pasi kuptuam përbërjen e trupit,tani duhet thënë se trupi përveç përbërjesë ka edhe formë,madhësi,ngjyrë.Përveç këtyre trupi ka edhe gjendjen e tij agregate(të lëngët,të ngurtë dhe të gaztë).Nëse flasim për formën atëherë mund të themi se trupi mund ta ndryshojë atë nëse vepron një forcë,p.sh:marrim plastelinën e cila është materie,nëse e formojmë një trup nga plastelina atëherë i japim plastelinës një formë,dhe formojmë një trup.Por,kjo formë mund t'i ndryshohet nëse ne ushtrojmë prapë forcë mbi të duke i ndryshuar formën(në këtë rast kalojmë në deformimin e trupit-pra ndryshimn e formës së tij).
Vetëm uji gjendet në tri gjendje agregate(kur është në gjendje normale-uji është në gjendje të lëngët,kur avullon-në gjendje të gaztë dhe kur ngrihet bëhet akull është në gjendje të ngurtë).
Nëse themi:Çdo gjë që na rrethon e quajmë trup,qoftë i përbërë nga letra,druri,plastika,porcelani,çelçi,goma,e shumë përbërje tjera.Çfarë kuptojmë?-Kuptojmë se trupi mund të ketë materie(lëndë) të ndryshme,pra mund të jetë nga druri,letra,plastika,e shumë të tjera.
Është e rëndësishme që të dimë se nëse një trup në gjendje të lëngët e marrimë dhe e zhvendosimë në një enë në formë rrethore në këtë rast,forma e tij është e rrumbullakët,nëse e zhvendosimë prapë në një enë tjetër,por në formë katrore,atëherë ndrron formën nga ajo që ishte në enën rrethore(merrte formë rrethore),kur e vendosimë në atë katrore e merr edhe formën e tillë.Kjo vlen në këtë rast për trupat e lëngët,pasi njëllojë nuk është për trupat e ngurtë,pse?-Sepse trupin e ngurtë kudo zhvendose ai ka formë të caktuar,dhe nuk e ndryshon atë ashtu si trupi i lëngët.Trupi të gjitha këto i ka veti që i përkasin,përveç këtyre që i përmendëm ka edhe veti të tjera.
1-neutrone,2-protone edhe 3-elektrone