Si mund ta gjejmë Yllin Polar?


Si mund ta gjejmë Yllin Polar ?
Mund ti ndodh qdo kujt që të humb rrugën në ndonjë vend të panjohur dhe në mbrëmje nuk e ka iden se ku gjendet, dhe nëse do ta kishte ditur veriun se nga cila anë është, sigurisht se do ta kishte më lehtë që ta gjente rrugën apo cakun e dëshiruar.
Mënyra apo metoda për ta identifikuar polin veriorë, përmes yjeve daton që nga kohërat e lashta duke përdorur Yllin Polar (Yllin e Veriut), i cili nuk e ndërron pozitën asnjëherë.
Mirpo, në mesin e shumë yjeve, si mund ta dalloni këtë yll ?
-Shumë e lehtë ! :)
Konstelacioni apo yjësia 'Arusha e Madhe', të cilën e vëreni mënjeherë, formohet nga disa yje. Dy nga yjet e quajtura 'Merak' dhe 'Dubhe' janë të njohur si "yje udhëzues" sepse ata janë të dobishëm për të gjetur Yllin Polar.
Mjafton nësë shikoni me sy të lirë largesinë mes këtyre dy yjeve 'Merak dhe Dubhe', pastaj nësë merrni / imagjinoni 5 njësi të ngjashme në drejtim nga ylli Dubhe, për një moment do arrini tek ylli Polar (Polaris) dhe nga kjo mund të përcaktoni Veriun. 

Popular Posts