Fakte nga gjithësia

Saturni e ka një Hënë, e cila është më e madhe se Merkuri
 -Shumë prej 4.000 asteroideve që udhëtojnë nëpër gjithësi në të njëjtën orbitë si të Jupiterit kanë emra të grekëve dhe të trojanëve, të cilët kanë luftuar në luftën e Trojës
- Saturni, Jupiteri, Urani dhe Neptuni kanë unaza
- Nëse ndriçon sigurisht është yll – jo planet
- Sipërfaqja e Hënës është më e vogël se Azia
- Mesatarisht, astronautët flenë dy orë më pak se zakonisht derisa gjenden në gjithësi
- Gati 95% e gjërave në gjithësi janë të padukshme
- Dy satelitë u përplasën në gjithësi për herë të parë në vitin 2008
- Kometat më të mëdha vijnë nga skaji i jashtëm i sistemit tonë diellor – më shumë se 130 miliardë kilometra larg diellit
-Astronomët mendojnë se ekziston një vrimë e zezë tepër e madhe në qendër të Rrugës së Qumështit – dhe se ajo i ka ngrënë vrimat e tjera të zeza
-Shumica e planetëve sigurisht kanë ujë – por jo në formë të lëngët
-Galaktika jonë është duke shkuar drejt galaktikës Andromeda me një shpejtësi prej 300 kilometrash në sekondë.

-Kushtet atmosferike në Venerë kanë shkatërruar ose shkrirë shumë mjete fluturuese, të cilat kanë aterruar në atë planetë
-Erërat në një planet të largët janë aq të shpejta, saqë në Tokë ato do të kalonin një distancë prej 4.000 kilometrash vetëm për 30 minuta
-Astronomët mendojnë se Hëna është formuar kur një objekt i madhësisë së Marsit është ndeshur me Tokën
-Një vullkan në Mars është tri herë më i lartë se Mont Everesti
-Nëse e krahasojmë moshën e gjithësisë me një ditë të vetme, atëherë i bie se tani është ora 23:59, Toka është formuar në orën 16:00 dhe njerëzit e parë janë paraqitur para 28 sekondash
-Galaktikat përplasen njëra me tjetrën dhe krijojnë galaktika më të mëdha
-Venera dhe Urani rrotullohen në drejtim të kundërt me planetët e tjerë të sistemit tonë diellor
-Në galaktikën tonë janë zbuluar më shumë se 400 planetë dhe astronomët mendojnë se ekzistojnë edhe qindra miliona të tjerë
-Kur satelitët përplasen me njëri-tjetrin pjesët e thyera të tyre mbesin në orbitën e Tokës
-Në korrik të vitit 2009 një asteroid ose një kometë e vogël e goditi Jupiterin aq fortë, saqë përplasja u pa edhe nga Toka (me teleskop)
-Gjatë një shëtitjeje në gjithësi një astronaut humbi një çantë me vegla pune me vlerë prej 100 mijë dollarësh.
-Nëse je 12 vjeç në Tokë, atëherë në Mars do të ishe 6 dhe gati 50 në Merkur
-Stacioni rus në gjithësi i quajtur “MIR” ka ricikluar djersën e astronautëve
-Turisti i parë në gjithësi ka paguar 20 milionë dollarë për udhëtimin e tij
-Hëna e Tokës është më e madhe se Plutoni
-Monedha e cila është përdorur për hedhjen e shortit në finalen e sivjetme të futbollit amerikan ka qenë e pranishme në një anije kozmike nëntorin e kaluar.
-Një pjesë e hirit të Xhin Rodenberit, njeriut që ka krijuar serinë televizive të quajtur “Star Trek”, është dërguar në gjithësi
-Pjesa më e nxehtë e Diellit është bërthama e tij, e cila ka një temperaturë prej 15 milionë gradë celsius.
-Plutoni është konsideruar si një prej planetëve kryesorë, por në vitin 2006 është riklasifikuar si një planet i vogël
-Astronautët zgjaten 5 deri 7.5 centimetra derisa jetojnë në një stacion gjithësie
-Kur shkencëtarët e lansojnë një raketë, ata duhet të kenë kujdes nga 20 mijë pjesë të mëdha të mbeturinave në hapësirë (dhe nga 500 mijë pjesë të tjera të vogla)
-Shkencëtarët me qëllim e kanë përplasur një mjet fluturues të gjithësisë në Hënë për të kërkuar ujë.

Popular Posts