A transformohen yjet në vrima të zeza

Vrimat e zeza përbëjnë njërin nga fenomenet më interesante në Univers dhe sa më shumë që mësojmë për këto vrima, aq më të çuditshme dhe misterioze bëhen
Ndonëse vrimat e zeza, tash e një kohë të gjatë, janë të njohura për astronomët, këta të fundit, pak kohë më parë, kanë arritur ta kapin një moment shumë të çuditshëm: lindja e një vrime të zezë.
Kjo e arritur është bërë kur astronomët kanë përdorur Teleskopin ‘Hubble Space’ për ta kapur momentin e venitjes së një ylli dhe kanë vërejtur shndërrimin e tij në vrimë të zezë. Në publikimin e tyre në revistën ‘Solar and Stellar Astrophysics’ astronomët kanë thënë që zbulimi “që është bërë tregon për një mënyrë unike të lindjes së vrimave të zeza”.

Popular Posts