10 fakte për Isak Njutonin
Isak Njuton (25 dhjetor 1642–20 mars 1727), është shkencëtari më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Më shumë se çdo person tjetër, Njutoni ishte përgjegjësi për hedhjen e bazave të mekanikës klasike, optikës, dhe madje matematikës. Në një sondazh të vitit 2005 nga “Royal Society”, në lidhje me shkencëtarin që ka pasur efektin më të madh në historinë e shkencës, Njutoni doli se ishte më influencial se Albert Ajnshtajn. Ulja e njeriut në Hënë? Mos t’iu shkojë nëpër mend Ajnshtajni, gjithçka u realizua nga fizika e Njutonit. Edhe pse çdo nxënës i shkollës së mesme që e ka kaluar lëndën e fizikës duhet t’i kujtojë kontributet e Njutonit, jo shumë e njohin burrin prapa shkencës. Për shembull, a e dinit se sër Isak Njuton ishte një alkimist? Apo se, ashtu si Ajnshtajni, ai nuk kishte një fillim premtues? Apo se ishte i dhënë pas Biblës dhe u përpoq të parashikonte fundin e botës? Lexoni më shumë për faktet e lëna në harresë në lidhje me Isak Njutonin, shkencëtarin më të madh të botës.
- Njuton lindi shtatanik
Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën e Krishtlindjes. Me emrin e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thotë se nuk peshonte as një çerek kilogrami.
- Njutoni gati sa nuk u bë fermer
Njutoni lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.
- Njutoni dhe pema e mollës, histori e vërtetë
Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj.
- Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte
Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka.
- Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar
Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”.
- … Por nuk besonte tek Satani apo trinia e Shenjtë
Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë. Ky duhet si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi.
- Njutoni ishte i dhënë pas Biblës
Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael.
- Njutoni ishte alkimist
Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar gjerë për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404.
- Njutoni luftoi me falsifikatorët
Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i “London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave.
- Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali
Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.