NJË LAJM I KEQ PËR ATA QË DUAN IPHONE


Në të ardhmen Apple nuk do të prodhojë më iPhone ekonomikë, me çmim dhe funksione të reduktuara
Kjo për atë se, sipas gjigantit të teknologjisë, përdoruesit e tij janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të patur një telefon me cilësinë më të mirë të mundshme.
Kështu u shpreh Tim Cook në Asamblenë e Përgjithshme të Punonjësve të mbajtur në zyrat qendrore në Cupertino, menjëherë pas raportit financiar për fillimin e vitit 2016, ku u konfirmua gjithashtu se muajin e ardhshëm, Apple do të hedhë në treg një tjetër iPad, transmeton noa.al.
Sipas portalit “9to5Mac”, për Tim Cook, iPhone është ende “biznesi i madh i së ardhmes” dhe ka hapësirë për t’u rritur gjithnjë e më shumë në vitet e ardhshme, duke sjellë në vëmendje se, vetëm gjatë periudhës së festave, janë shitur 74.8 milionë të tillë. 

Popular Posts