MERCEDESI I VITIT 1937 SHITET PËR 9.9 MILIONË DOLLARË (FOTO


Një Mercedes-Benz 540K Special i vitit 1937 është shitur për 9.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga “RM Sotheby”.
Numri i prodhimit 130894 konsiderohet një nga ekzemplarët më të vjetër të modelit 540K që i kanë mbijetuar testeve të kohës moderne.
Modeli origjinal ishte shitur në Amerikë dhe deri tani ka të kaluara vetëm 16 mijë e 458 kilometra.
Automobili ka motor 5.4-litërsh me tetë cilindra dhe me 115 kuaj fuqi.
Shoferi ka mundësi të aktivizojë një turbo-mbushës që e rritë fuqinë deri në 180 kuaj fuqi dhe fuqia e motorit shndërrohet falë marshit me katër shpejtësi.

Popular Posts